
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mposhtur Komiteti Olimpik të Kosovës (KOK) me rezultat 6:0 në futboll në kuadër të PolitikOFF.
Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri është shprehur i lumtur pas fitores duke premtuar lojë të mirë edhe në ndeshjet e ardhshme.
“Fillimisht ne u kënaqëm edhe si ekip i Aleancës edhe me ekipin e KOK-ut… Ne u kënaqëm kaluam mirë”, është shprehur Tahiri.
Tahiri tutje ka paralajmëruar partinë tjetër opozitare, LDK-në.
“LDK-në e mundim ne”, ka thënë Tahiri. /GAZETA10/