
Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri ka folur rreth idesë që të lidhet një koalicion parazgjedhor me Nismën Socialdemokrate në këtë kohë.
I inkuadruar në emisionin ‘Politiko’ përmes telefonit, Tahiri ka treguar që ka goxha një kohë që janë në bisedime me Nismen Socialdemokrate për lidhjen e një koalicion parazgjedhor, raporton gazeta10.
“Viti 2024 është vit zgjedhor dhe në shtator do të caktohet data e zgjedhjeve, prandaj duhet të përgatitemi. Sot kemi pasur një marrëveshje me Nismën, marrëveshje e cila besoj që do t’i mobilizojë të dy subjektet politike dhe shpresoj që edhe subjektet e tjera politike dhe nismat qytetarë që të bëjmë një bllok serioz opozitar”, ka thënë Tahiri në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.
I pyetur nga gazetari Kushtrim Sadiku se pse ky koalicion po ndodh në këtë kohë, deputeti Tahiri ka thënë se AAK i ka nxjerr disa mësime nga e kaluara, duke përmendur rastin e koalicionit PAN që ishte bërë në kohën kur ishin shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme.
“Ne i kemi nxjerr disa mësime prej të kaluarës. Ju e dini që ne e patëm bë një marrëveshje me PAN-in në mbrëmje e cila nuk ka funksionuar”, ka thënë Tahiri. /Gazeta10/
Videon e plotë e gjeni me poshtë…