Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Betohen asamblistët e rinj në Zubin Potok

Gazeta10
27 December 2022 - 12:56

Sot janë betuar asamblistët e rinj në Zubin Potok, ndërsa procesi është monitoruar nga afër nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal.

Mbledhja ku është bërë zëvendësimi i asamblistëve është mbajtur në Zyrën lokale të komuniteteve, aty ku funksionon edhe administrata komunale në fshatin Çabër, Zubin Potok, raporton Gazeta10.

I pranishëm në betimin e asamblistëve të rinj ishte edhe ministri Elbert Krasniqi.

Kuvendi komunal i Zubin Potokut vendosi që në një mbledhje të radhës të bëjë përzgjedhjen e kryesuesit.

Ndryshe, KQZ ditë më parë kishte certifikuar asamblistë e rini në komunën e Zubin Potokut.

Më poshtë mund t’i lexoni emrat e asamblistëve të rinj./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.