
Më në fund, Beyonce ka mbërritur në Grammy.
Këngëtarja mbërriti shumë vonë në ceremoninë e 65-të ndarjes së çmimeve, ‘Grammy Awards’, (prezantuesi Trevor Noah u tha audiencës se ajo ishte e bllokuar në trafik gjatë rrugës për në shfaqje).
Beyonce në ‘Grammy Awards 2023’ (Foto Paramount)
Diva e muzikës dukej e mrekullueshme e veshur me një fustan të markës “Gucci” ngjyrë shampanje dhe një fund metalik ngjyrë argjendi.
Në këtë mbrëmje, ajo theu rekordin si artistja me më së shumti çmime ‘Grammy’ të fituara në histori.