Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Beyonce vishet sërish nga dizajneri shqiptar, Valdrin Sahiti

Gazeta10
19 August 2023 - 16:08

Ikona e muzikës pop, Beyonce, ka zgjedhur dhe një herë tjetër stilistin shqiptar, Valdrin Sahitin.Ylli i famshëm zgjodhi një nga kreacionet e tij për një nga koncertet gjatë turneut të “Renaissance”.

Lajmi është ndarë nga vet kreatori me anë të një postimi të shpërndarë në Instagram.

“Mbretëresha Beyonce faleminderit që na keni zgjedhur sërish”, nis postimi i Sahitit. Talenti juaj i pakrahasueshëm vazhdon të na frymëzojë dhe fuqizojë të gjithëve. Nga performancat tuaja magjepsëse deri te mesazhet tuaja të fuqishme, je një fener i vërtetë frymëzimi. Të jemi përgjithmonë mirënjohës”, vazhdoi ai.Kjo nuk është hera e parë që krijuesja e hitit “If I Were A Boy” vishet nga dizajneri shqiptar.

Valdrini deri më tani ka bashkëpunuar edhe me figura të tjera të famshme ndërkombëtare. I njëjti shquhet për kreacionet e veçanta dhe këtë e ka dëshmuar me sukseset e njëpasnjëshme në këtë fushë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.