Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Bipolar, po e mashtron vetën”- Gashi i tensionuar:Duhet ta pyesim Kurtin a ka marrëveshje apo s’ka?

Gazeta10
19 March 2024 - 21:14

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi në emisionin Politiko ka komentuar një deklaratë të kryeministrit Kurti sa i përket marrveshjes me Serbinë dhe raportin me ndërkombëtarët.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë ai i cili ka thënë se nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë.

“Zoti Kurti ka insistu në vazhdimësi që nuk ka marrëveshje, tash kryeministrit Kurti duhet me ja bë një pyetje ‘a ka marrëveshje apo s’ka marrëveshje’, nuk mundesh më u anku që nuk po zbatohet një marrëveshje nëse deklarohesh në vazhdimësi që ajo marrëveshje nuk egziston, ndërsa Serbia nuk ka dashur asnjëherë të arrijë marrëveshje me Kosovën, mënyra se si zoti Kurti po e trajton politikën dhe partnerët ndërkomëtar është problematike, kryeministri Kurti qenka bipolar, po e mashtron edhe veten”, tha ai në Kanal10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.