
Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministër i Kosovës dhe Arbërie Nagavci – Ministre e Arsimit, nesër do të vizitojnë Luginën e Preshevës.
Në kuadër të kësaj vizite, ata do të zhvillojnë takime me deputetin Shaip Kamberi, krerët e Komunës së Bujanocit, takim në Këshillin Kombëtar Shqiptar, vizitë shkolla fillore, si dhe drekë pune me liderët politikë të Preshevës.
Më poshtë gjeni agjendën e takimeve:
Agjenda e takimeve në kuadër të kësaj vizite:
10:30 – Takim me Këshillin Kombëtar Shqiptar
11:15 – Takim me deputetin Shaip Kamberi
12:00 – Takim me krerët e Komunës së Bujanocit
12:45 – Vizitë në Shkollën Fillore ‘’Muharrem Kadriu’’ – Tërnoc
14:50 – Vizitë në Shkollën Fillore ‘’Ibrahim Kelmendi’’ – Preshevë
15:00 – Drekë pune me liderët politik të Preshevës
17:30 – Takim me shoqata, biznese dhe personalitete të shquara në hotel “Rozafa” Bujanoc. /Gazeta10