Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bislimi jep detaje për transferimin e materialit arkivor që mbahej ilegalisht nga strukturat në veri

Gazeta10
11 September 2024 - 17:54

Materiali që mbahej ilegalisht nga strukturat paralele në pjesën veriore të vendit nga sot është dërguar në hapsirat e Arkivit të Kosovës, raporton Gazeta10.

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Bislim Bislimi i ftuar në emisionin Raport të Kanal10 dha më shumë detaje se për çfarë llojë materiali bëhej fjalë.

” Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, AShAK organizoi bartjen e materialit arkivor që gjindej në Arkivin e qytetit të Leposaviqit, arkiv i administruar kundërligjshëm nga strukturat, komuna paralele e cila para disa ditësh iu nënshtrua kontrollit nga policia”, bëri të ditur Bislimi.

Ai bëri të ditur se aksioni i bartjes së materialit arkivor ka vazhduar edhe në dy komuna tjera veriore.

“Policia pas përfundimit të procedurave në përputhje me ligjin ka njoftuar Agjencinë e Arkivit për sasi të materialit dhe ne menjëhere jemi mobilizuar për transferim. Pas Leposaviqit ne kemi vazhduar me komunën e Mitrovicës Veriore dhe Zveqanit ku sasi të mëdha të materialit janë grumbullu dhe transferuar tashmë në AShAK. Sa herë që qytetarët kanë pasur nevojë për shfrytëzim të materialit është dashur të ndjekin procedurë të dyfishtë e nga tani ne materialin arkivor e kemi në posedim në tërësi”, tha mes tjerash Bislimi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.