Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në konferencën pas ceremonisë së nënshkrimit të dokumentit për liberalizimin e vizave ka folur edhe për marrëveshjen e fundit Kosovë-Serbi.
Ai tha se kjo marrëveshje fillon me pikën ku të dyja palët e shohin njëra-tjetrën si të barabartë dhe si të tilla vazhdojnë rrugën drejt BE-së.
“Jemi të gatshëm për hapin vijues dhe marrëveshja e fundit mes Kosovës dhe Serbisë fillon me paragrafin ku të dyja vendet e njohin njëra-tjetrën si partnerë të barabartë. Dhe kjo do të duhej të përdoret si pikë fillestare, pra si palë të barabarta që të ecim përpara me procesin e integrimit”, tha Bislimi, raporton Express, përcjell Gazeta10.
Bislimi ka falënderuar të gjithë partnerët e përfshirë për të bërë të mundshëm procesin e liberalizimit të vizave. /Gazeta10/