Gazeta10

Bislimi thotë se po punohet për Liberalizimin e Vizave, përmend edhe progres ekonomik

Zv.Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë është duke u punuar për Liberalizimin e Vizave e ndër të tjera ka përmendur edhe progres ekonomik, raporton Gazeta10.

Bislimi ka folur për përparim në fushën e reformave europiane ku ka thënë se numri i ligjeve të miratuara që përafrohen me standartet e BE-së është rritur për 70%.

Tutje, Bislimi ka thënë se Kosova ka shënuar progres në disa fusha pavarësisht krizave me të cilat është përballur.

Duke folur për progres ekonomik, Bislimi ka thënë se të hyra buxhetore janë rritur për 30%.

Bislimi në fund ka përmendur edhe disa rankime të Kosovës në organizata ndërkombëtare si dëshmi e progresit.

Këtu keni statusin e plotë:

“Në seminarin e 102-të, Rose Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, fola mbi agjendën e rëndësishme dhe ambicioze këtë vit të Kosovës, ku tashmë kemi aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës, është vendosur në krye të agjendës çështja e liberalizimit të vizave dhe është punuar me shtetet anëtare në këtë drejtim. Kemi shfaqur objektivin e aplikimit për anëtarësim në BE brenda këtij viti, kur kanë kaluar 6 vite që nga fillimi i zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe Kosova mbetet vendi i vetëm i cili akoma nuk ka aplikuar për anëtarësim në BE.

Në agjendën e reformave evropiane dhe përafrimit me standartet e BE-së, është rritur me 70% numri i ligjeve të miratuara dhe proceduara në parlament gjatë vitit të fundit, në krahasim me vitin me numrin më të lartë që është 2008-ta. Një numër i konsiderueshëm i këtyre ligjeve, i përkasin fushës së sundimit të ligjit, që është dhe indikator i vëmendjes së Qeverisë ndaj luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Gjithashtu, është shprehur objektivi për anëtarësim në NATO, duke nisur nga anëtarësimi në mekanizmin e Partneritetit për Paqe.

Përtej sfidave me të cilat është përballur jo vetëm Kosova por edhe i gjithë kontinenti evropian, nga efektet e pandemisë së Covid-19, deri tek krizat e shkaktuara nga agresioni rus në Ukrainë, si ajo e energjisë dhe inflacioni, vendi ynë ka shënuar progres në fusha të ndryshme.

Rritja ekonomike duhet të jetë e qëndrueshme, me theks të veçantë tek stabiliteti social dhe shpërndarja e barabartë. Gjatë vitit të kaluar, Kosova ka shënuar rritje ekonomike dyshifrore prej 10.7%, ka patur rritje të madhe në eksportet prej më shumë se 67% në baza vjetore, rritje të investimeve të huaja direkte dhe përpjekje të suksesshme në drejtim të formalizimit të ekonomisë. Gjithashtu, të hyrat buxhetore u rritën me mbi 30%.

Ky progres, reflektohet dhe në rankimet botërore si rritje me 17 pozicione në indeksin e Transparency International e po ashtu 17 vende në indeksin e lirisë së medias, Ëorld Freedom. Ndërkohë, sipas Ëorld Justice Project, për vlerësimin e sundimit të ligjit, Kosova është e 60-ta në botë dhe e para ndër gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Bislimi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

NË FOKUS

418182730_743633051288017_6642594476175055703_n
E dhimbshme: Kjo është gruaja që vdiq pasi u plagos me armë në Prishtinë, ishte kalimtare rasti
900-0-policia-naten-ne-shkoder-vrasje-972x579-1
E dhimbshme: Ky është i riu që u vra sonte në Prishtinë
Adriana-Matoshi-2-668x375-1
Adriana Matoshi në iftar me ish bashkëshortin dhe të birin
LAJMI-I-FUNDIT
Këta janë dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e rëndë në Prishtinë, ende në arrat
konf
Kështu nisi konflikti mes “Cucit” dhe vëllezërve Berisha që përfundoi me dy viktima në Kolovicë
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Policia jep detaje për vdekjen e Triumf Feratit
Tri
Personi që u gjet i vdekur në Gurrakoc është vëllai i kryetarit të Istogut
Capture-190-600x360-1
Vazhdojnë takimet në Bruksel për dinarin, tani ndaras