Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Blakaj i AAK-së: Diaspora është aktivizuar si asnjëherë më parë

Gazeta10
26 December 2024 - 21:45

Kandidati për deputet nga diaspora i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ukë Blakaj ka thënë se diaspora është aktivizuar si asnjëherë më parë.

“Diaspora për herë të parë është aktivizuar më shumë se herave të tjera. Unë e shoh si diçka e mirë që të gjithë të marrin pjesë masivisht”, ka thënë Blakaj.

Blakaj ka thënë se i ka hyrë garës zgjedhore për shkak se Kosova nuk i ka punët mirë.

“Kosova nuk i ka puntë mirë dhe gjendet në një rrugë jo të mirë, kështu që e ndiejmë si obligim që të aktivizohemi ne dhe shumë shokë në politikanë”, ka thënë Blakaj.

Ndryshe, Blakaj ka theksuar se AAK synon që të jetë në krye të qeverisjes së ardhshme. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.