
Blerim Gashi, kandidat për deputet nga Vetëvendosje, ka deklaruar në Politiko se partia e tij synon të vazhdojë punën e bërë gjatë katër viteve të fundit. Ai theksoi se fushata fokusohet në zotime të qasshme dhe të hapura, duke përfshirë investime miliardëshe në ushtri dhe rritjen e kapaciteteve të sigurisë së Kosovës, masa për mirëqenie sociale dhe luftimin e inflacionit, si dhe mbështetje dhe stimuj për prodhimtarinë vendore.
“Më shumë oferta sepse oferta është vazhdim si asaj çka ka ndodhë këto 4 vite efektive. Vazhdimi i punëve të mira të[ cilat kanë qenë prezente faktike edhe pse ka pas pakënaqësi jop vetëm nga oponentët tonë politik po edhe nga shumë të tjerë të cilët kanë mundu të influencojnë e ta bëjnë zhurmuesin medial disamediaë. Zotimet të cilat janë edhe të çasshme edhe të hapura, e të cilat po i shpalos Albin Kurti dhe Vetëvendosja këto ditë fushate. Janë aty, janë 4 zotime, nga inestimi miliardsh në ushtri në ritet e kapacitetit të sigurisë së Kosovës, deri te aspektet e begatis e emirëqenies sociale, pakot për luftimin e inflacionit i cili ka qenë pjesë e ekonomisë tonë shkaku i rrethanave edhe në aspektin gjeopolitik dhe zotimet tjera siç janë në prodhim 1 miliard, në ushtri 1 miliard, në prodhimtari, në stimulim dhe në përkrahje të prodhimtarisë,” shtoi tutje Gashi.
Ai nënvizoi se fushata e partisë fokusohet në vazhdimësi, siguri dhe zhvillim ekonomik, duke ofruar qytetarëve oferta konkrete për të ardhmen e vendit.
Deklarata e plotë: