Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Blerta Deliu flet për seancat e bojkotuara: ‘Kam harruar kur e kam parë Kryeministrin në seancë!’

Gazeta10
16 October 2024 - 21:09

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu- Kodra, në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun, duke folur për bojkotin e seancave nga ana e deputetëve të mazhorancës, ka thënë se është hera e tretë që deputetët e opozitës po iu ikin seancave për skandalet në Qeveri. 

“Ju e dini që seanca e sotme ka qenë seanca e tretë e thirrur si seancë e jashtëzakonshme me kërkesën e opozitës, ku ne për të tretën herë më radhë bëjmë përpjekje që t’i trajtojmë skandalet e fundit dhe është hera e tretë që shumica parlamentare nuk e sheh të udhës që të jetë në Kuvend. Sot kemi folur edhe për skandalin e ambalazhuesve të ujit me miliona para të taksapagueseve të përfshira në këtë skandal dhe natyrisht pjesë e diskutimit të sotme kanë qenë edhe mesazhet e Dejona Mihalit si dhe përgjimet e Kusari-Lilës me eksponent të Listës Serbe”, ka thënë Deliu-Kodra.

Tutje Deliu- Kodra ka thënë se ka kohë që kryeministri Kurti nuk ka shkuar në seancat Parlamentare të Kuvendit të Kosovës.

“Edhe në të kaluarën ne kemi pasur një shumicë arrogante me ministra arrogant që nuk kanë ardhur në Kuvend që t’i përgjigjen pyetjeve të deputetëve. Unë kam harruar kur e kam parë kryeministrin Kurti të ketë ardhur në Kuvend që t’iu përgjigjet shqetësimeve të cilat i kanë qytetarët, prej inflacionit, pagave, policëve e ushqimit të ushtarëve të Kosovës”, ka thënë Deliu-Kodra.

Ajo ka thënë se ditën e djeshme në mënyrë të koordinuar provuan ta hedhin fajin tek lufta hibride e tek opozita. /Gazeta10/ 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.