
Antony Blinken – Sekretari amerikan i shteti ka reaguar pas vendimit të Departamentit të Thesarit të ShBA-ve për vendosjen e sanksioneve ndaj Ministrisë iraniane të Inteligjencës dhe Ministrin për Aktivitetet Malinje Kibernetike, Esmail Khatib, për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë.
Përmes një reagimi në Twitter, Blinken shprehet se nuk do të tolerojnë sulme kibernetike që synojnë interesa të vendeve aleate, duke iu referuar në këtë rast vendit tonë.
“Ne po evidentojmë Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit dhe ministrin e tij, për përfshirje në aktivitete të aktivizuara kibernetike kundër SHBA-së dhe aleatëve tanë. Ne nuk do të tolerojmë sulme kibernetike që synojnë interesat, infrastrukturën ose shërbimet e SHBA-së ose të aleatëve tanë”, shkruan Bliken në Twitter.
We are designating Iran’s Ministry of Intelligence and Security and its Minister for engaging in cyber-enabled activities against the U.S. and our allies. We won’t tolerate cyberattacks targeting the U.S. or our allies’ interests, infrastructure, or services.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) September 9, 2022