Lajme

Blinken për Ukrainën: Ka vendime të vështira për të marrë në lidhje me mobilizimin

Gazeta10
04 Dhjetor 2024 - 17:01

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka thënë se Kyiv ka vendime të vështira për të marrë në lidhje me mobilizimin e tij.

Blinken, duke folur në një takim të ministrave të jashtëm të NATO-s, tha se fuqia punëtore po bëhej po aq problem për Ukrainën sa edhe mungesa e pajisjeve.

“Ukraina ka vendime të vështira për të marrë në lidhje me mobilizimin e mëtejshëm, por këto janë vendime të nevojshme”, ka thënë ai.

Tutje, sekretari amerikan i shtetit këtë situatë e ka konsideruar si kritike, raporton Sky News.

“Kjo është kritike, sepse edhe me paratë, edhe me municionet, duhet të ketë njerëz në vijën e frontit për t’u marrë me agresionin rus,” ka shtuar Blinken.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 Dhjetor 2024

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.