Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Publikimi i armëve të konfiskuara në veri, Qalaj: Veprim i Kurtit për qëllime paraelektorale!

Gazeta10
04 December 2024 - 21:46

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj ka akuzuar kryeminstrin e vendit, Albin Kurtin se po e shfrytëzon veriun për fushatë elektorale.

Sipas Qalajt, qeverisë i takon të përkujdeset për procesin e rregullt zgjedhor, ndërkaq atyre të sigurisë për mbajtjen e rendit.

“Nuk ka dyshim që çështja e veriut është duke u shfrytëzuar edhe nga kryeministri i vendit edhe nga presidenti serb. Insitucionet e Kosovës duhet të jenë vigjilent që të mos na ndodhin gjëra të tilla”, ka thënë Qalaj në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

I pyetur për publikimin e arsenalit të armëve në veri, Qalaj ka thënë se vizita e Kurtit dhe publikimi i armëve ka qenë një gabim i madh, duke e cilësuar si veprim me qëllime populiste dhe paraelektorale.

“Vetë fakti i vizitës së kryeministrit në depon e armëve ushatarake të FSK-së ka qenë gabim i madh. Publikimi i arsenalit i armëve është bërë me qëllime paraelktorale”, ka thënë ai.

Ndryshe, një arsenal i madh i armeve është sekuestruar të dielën nga Policia e Kosovës gjatë bastisjeve në veri të vendit, pas sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepenc./Gazeta10/

Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.