
Analisiti politik Nexhmedin Spahiu në Speciale në Kanal10 ka komentuar bojkotimin e qytetarëve “për” apo “kundër” largimit të kryetarëve në veri.
Sipas tij në zgjedhje kanë dalur vetëm ata që janë të guximshëm, raporton Gazeta10.
“Natyrisht pas thirrjes së Listës Serbe për bojkot të zgjedhje kjo ka qenë më se e pritur nga ana e qytetarëve, në këtë proces kanë marrë pjesë vetëm ata që janë të guximshëm dhe ata të cilët nuk e pëlqejnë Vuçiqin, ndërsa kjo është në favor të Qeverisë së Kosovës, gjithashtu Kosova ka harxhuar gjysmë milionë euro për të vërtetuar se ajo i rrespekton ligjet e veta”, tha ai në Kanal10./Gazeta10