
Në emër të tri partive opozitare, deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka paraqitur propozim për formimin e komisionit hetimor parlamentar lidhur me furnizimet e rezervave shtetërore, raporton Gazeta10.
Gashi para deputetëve tha se kërkesa e tyre vjen pasi menaxhimi i rezervës shtetërore është me rëndësi jetike.
“Duke pasur parasysh indiciet përtej dyshimeve të bazuara mbi abuzimet e mundshme të ndërlidhura me procesin e furnizimit me rezerva shtetërore shtrojmë nevojëm e madhe për hetim parlamentar”, tha Gashi.
Sipas tij është e domosdoshme që të këtë hetim parlamentar për të vërtetuar se sa janë respektuar ligjet dhe procedurat ligjore në rastin e sigurimit të reservave shtetërore. /Gazeta10/