
Nedim Bajrami në verë mund të largohet nga Sassuolo, por jo edhe nga kampionati italian.
Bajrami në afatin kalimtar veror mund të kalojë te Bologna, skuadër kjo që është shumë afër të sigurojë plasmanin në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.
Mediat italiane raportojnë se Bologna e pëlqen shumë lojtarin e kombëtares shqiptare dhe në verë pritet t’i dërgojë Sassuolos ofertë zyrtare për të.
Mesfushori nga Tetova këtë edicion me Sassuolon kanë shënuar tre gola dhe ka dhuruar dy asistime në 29 paraqitje në të gjitha garat.
Sassuolo shpenzoi plot gjashtë milionë euro për Bajramin në vitin 2023 për ta transferuar atë nga Empoli.
25-vjeçari ka kontratë me ekipin italian deri në qershor të vitit 2027.
Mesfushori me tipare ofanzive ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të Zvicrës, ndërsa vendosi ta përfaqësojë Shqipërinë në kombëtaren A.
Bajrami luajti një rol kyq në rrugëtimin e Shqipërisë drejt kualifikimit në Evropian dhe pritet të jetë pjesë e listës së Sylvinhos edhe në Gjermani.