
Pasi i dështoi transferimi te Roma, mbrojtësi Leonardo Bonucci pritet që karrierën ta vazhdojë në Turqi. Mediumet turke kanë shkruar të hënën se Bonucci pritet t’i bashkohet skuadrës së Fenerbahçes gjatë afatit kalimtar të këtij muaji. Mësohet se palët janë në negociata dhe marrëveshja mes tyre mund të arrihet brenda kësaj jave.
Bonucci te Fenerbahçe do të transferohej si lojtar i lirë, pasi do ta shkëpusë kontratën me Union Berlinin, ekip të cilit iu bashkua në verë.
36-vjeçarit i është ofruar kontratë deri në fund të këtij edicioni me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër nga Fenerbahçe pasi skuadra turke po e sheh Bonuccin si përforcim të duhur për mbrojtjen.
Bonucci ka karrierë të madhe në Itali pasi ka luajtur për Juventusin, Milanin e Interin ndërsa në total ka fituar nëntë tituj kampioni në Serie A.