
Mbrojtësi Leonardo Bonucci përfundimisht do të largohet nga skuadra e Juventusit këtë verë.
Bonucci pritet që karrierën ta vazhdojë në Bundesligë, te skuadra e Union Berlinit, ka shkruar të martën “Calciomercato”.
Bëhet e ditur se Bonucci është në negociata të avancuara me ekipin gjerman dhe marrëveshja mund të arrihet deri në fund të kësaj jave. 36-vjeçari po shihet si përforcim i duhur për mbrojtjen tek Union Berlini, ekip që këtë edicion do të paraqitet në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Ai te skuadra gjermane do të transferohet si lojtar i lirë, pasi do ta shkëpusë kontratën me Juventusin që i skadon vitin tjetër. Bonucci po largohet nga Juventusi për shkak se nuk bën pjesë në planet e klubit italian dhe me Union Berlinin pritet të firmosë kontratë njëvjeçare. Ai ka të fituar 9 tituj kampioni në Serie A dhe është kapiten i Përfaqësueses së Italisë.