Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Bonucci prezantohet tek Union Berlini

Gazeta10
01 September 2023 - 16:34

Mbrojtësi i Italisë, Leonardo Bonucci i është bashkuar ekipit nga Bundesliga, Union Berlin. 36-vjeçari të premten ka kryer kontrollimet mjekësore dhe është prezantuar tek ekipi gjerman në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Bonucci tek Union Berlini është transferuar si lojtar i lirë, pasi ka shkëputur kontratën me Juventusin që i skadonte vitin e ardhshëm.

Ai është larguar nga Juventusi pas 502 paraqitjeve në të gjitha garat dhe tetë titujve të fituar në Serie A.

Me Union Berlinin, Bonucci ka firmosur kontratë njëvjeçare me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër. Te skuadra gjermane presin shumë nga Bonucci, i cili ka thënë se transferimi tek Union Berlini është i veçantë për të pasi për herë të parë është larguar nga futbolli italian për një aventurë tjetër në karrierë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.