Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bora vështirëson qarkullimin në rrugën Prizren-Prevallë, Durmishi: Ekipet po pastrojnë në terren vazhdimisht

Gazeta10
25 December 2024 - 21:33

Ngasësit e automjeteve në rrugën Prizren-Prevallë sonte kanë hasur në vështirësi qarkullimi për shkak të reshjeve të dendura të borës, dhe mediat lokale atje raportuan për bllokim të rrugës.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, për Klankosova.tv deklaroi se rruga nuk është e bllokuar meqë ekipet janë në terren duke punuar gjatë tërë kohës.

“Atje ka pasur reshje të mëdha të borës dhe qarkullimi në zona malore bëhet pak më i vështirë. Të gjitha rrugët e Kosovës janë në përgjegjësi të ministrisë dhe ekipet tona janë në terren dhe vazhdimisht duke e pastruar borën”, deklaroi Durmishi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.