Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bordi i Paqes – Veteranët e UÇK-së përgëzojnë Ramën: Faleminderit kryeministër

Gazeta10
19 Shkurt 2026 - 20:27

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë falënderuar sot në 19 shkurt kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, për fjalën e tij të mbajtur në Bordin e Paqes në Uashington, ku gjeti rastin që të ngrejë çështjen e ish-krerëve të UÇK-së, që po gjykohen në Hagë.

“Faleminderit kryeministër Rama”, thuhet në postimin e Organizatës të Luftës së UÇK-së. Faqja zyrtare ka publikuar edhe fjalimin e kreut të qeverisë shqiptare në SHBA.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama sot në Uashington, gjatë Bordit të Paqes për Gazën, foli për gjyqin në Hagë të çlirimtarëve. Ai deklaroi se Gjykata në Hagë është e dështuar.

Gjithashtu, Rama deklaroi se Shqipëria do të kontribuojë për të sjellë paqen në Gaza, duke dërguar trupa në terren, në rajonin e shkatërruar nga lufta.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.