Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Borrell tregon çka foli për dialogun Kosovë-Serbi në takim me ministrat e NATO-s

Gazeta10
28 November 2023 - 22:35

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrel është deklaruar pas takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ai ka thënë se kanë diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor, ashtu edhe siç ishte paralajmëruar.

Veç kësaj, ai ka thënë se kanë folur edhe mbi zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi, deria edhe një herë bëri thirrje për progres.

“Shkëmbim i rëndësishëm me Aleatët e NATO-s për situatën në Ballkanin Perëndimor. Kam informuar mbi situatën e fundit të Dialogut të lehtësuar nga BE. Progresi i palëve është i nevojshëm. Kujtoj gjithashtu rëndësinë e përdorimit të momentit nga BiH për të përparuar me vendosmëri në rrugën e saj në BE”, ka thënë ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.