Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bota pret Vitin e Ri 2025

Gazeta10
31 December 2024 - 16:36

Auklandi është qyteti i parë i madh që mirëpret vitin 2025, me mijëra njerëz që numëruan sekondat deri sa mbërriti mesnata dhe shijuan fishekzjarret shumëngjyrëshe që u lëshuan nga ndërtesa më e lartë e Zelandës së Re, ‘Sky Tower’ dhe një shfaqje spektakolare dritash në qendër të qytetit. Festimet pasojnë një vit që është shënuar nga protestat për të drejtat e fisit indigjen ‘Maori’ në vendin me 5 milionë banorë.

Dy orë pas Zelandës së Re, më shumë se 1 milion njerëz ndoqën shfaqjen tradicionale të fishekzjarreve në Sidnei të Australisë. Ylli britanik i muzikës pop, Robbie Williams udhëhoqi programin dhe ceremonitë që këtë vit iu kushtohen fiseve indigjene australiane.

Ndërkohë, edhe qytetet e tjera anembanë botës po përgatiten të mirëpresin Vitin e Ri, me festime që nxjerrin në pah kulturat dhe traditat e ndryshme lokale, pas një viti të trazuar me konflikte të vazhdueshme dhe paqëndrueshmëri politike./VOA

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.