Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Britanikët bëjnë thirrje nga Këshilli i Sigurimit që Kosova ta zgjedhë shpejt Presidentin

Gazeta10
09 April 2026 - 20:36

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) për Kosovën, të mbajtur të enjten në Nju Jork, Mbretëria e Bashkuar ka kërkuar zgjedhjen e Presidentit të Kosovës në përputhje me Kushtetutën.

Jennifer MacNaughtan, diplomatja britanike në takimin e Këshillit të Sigurimit për çështjen e presidentit ka deklaruar:

“Ne inkurajojmë përparimin e shpejtë drejt zgjedhjes së një Presidenti, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”.

Gjithashtu në fjalimin e saj, këshilltarja ka deklaruar se vazhdojnë “t’u bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zgjidhin mosmarrëveshjet e pazgjidhura përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.