Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Brozovic, objektivi kryesor i Liverpoolit për përforcimin e mesfushës

Gazeta10
03 October 2022 - 16:00

Mesfushori kroat, Marcelo Brozovic, është duke u kërkuar me ngulm nga skuadra e Liverpoolit, shkruan Gazeta10.

Brozovic pëlqehet shumë nga trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili e dëshiron atë me çdo kusht në “Anfield”.

Kroati tash e një kohë po kalon një formë mjaft të lartë dhe është një ndër lojtarët kyç të mesfushës së Interit.

Përkundër interesimit të Liverpoolit, ky transferim nuk do të ndodhë aq lehtë pasi ai ka kontratë me Interin deri në vitin 2026 dhe ‘Nerazzurët’ e shohin atë si pjesë kyçe të ekipit.

Vlera e mesfushorit kroat në treg është rreth 40 milionë euro.

29-vjeçari është pjesë e Interit që nga viti 2015, ku u transferua nga gjiganti kroat, Dinamo Zagreb.

Këtë sezon, Brozovic ka shënuar dy gola në nëntë ndeshje të luajtura me Interin në të gjitha kompeticionet.

Përveç Liverpoolit, interesim për mesfushorin kroat kanë shprehur edhe Manchester United dhe Paris Saint-Germaini. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.