Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Bruno Guimaraes mbetet te Newcastle

Gazeta10
10 January 2024 - 17:50

Drejtuesit e Newcastle Unitedit kanë kthyer prapa ofertën e Paris Saint-Germainit për mesfushorin Bruno Guimaraes, ka bërë të ditur BBC të mërkurën. Bëhet e ditur se Parisi ka synuar transferimin e brazilianit gjatë këtij muaji, por Bruno vlerësohet lart te skuadra angleze.

Te Newcastle automatikisht kanë refuzuar ofertën për 26-vjeçarin, i cili muaj më parë e rinovoi kontratën deri në verën e vitit 2028.

Bruno iu bashkua Neëcastlet në janar të vitit 2022 nga Lyoni dhe në 68 paraqitje në total në Premier League, ka shënuar dhjetë gola. Këtë edicion, ai ka një gol e tri asistime në 29 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 100 milionë euro.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.