Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Bukurshkrimi” i “KRU Ujësjellësit”, zëdhënësja për Kanal 10: Qëllimi im u arritë

Gazeta10
22 March 2023 - 16:53

Ditë më parë një letër e shkruar më dorëshkrim nga “KRU Ujësjellësi” e cila bënte ftesë që të ecej përpara me teknologjinë, u bë virale në mediat sociale.

Por, megjithatë kompania e arriti qëllimin e tyre ta rrëmbej vëmendjen e publikut pikërisht me median që kishte zgjedhur për t’iu drejtuar publikut.

Detajet se si erdhi deri tek ideja për këtë komunikim ka dhënë zëdhënësja e “KRU Ujësjellësit”, Arjeta Mjeku në emisionin “Pasdite”, e cila tha se ‘kampanja’ e ka arritur qëllimin e vet.

“Është bërë një ndërlidhje mes së shkuarës dhe së tashmes, dmth kam bërë thirrje me një mjet të vjetër për të bërë diçka të re, thirrje për të shkarkuar aplikacionin e kompanisë. Ideja e ka arritë qëllimin e vet, ashtu siç e kam menduar ndoshta edhe më shumë se sa që e kam menduar. Por kjo ka qenë edhe një inspirim për kohërat e më hershme, për gjenerata që janë mbi të 50-ta dhe që janë të harruar nga ne gjeneratat e vjetra të ua rikthejmë kohërat e vjetra ku me pak janë kënaq shumë dhe i kanë kënaqë të tjerët”, ka thënë Mjeku.

Tutje, ajo ka folur edhe për faktin se si ideja e saj u përdor edhe nga të tjerët, duke thënë se e sheh si diçka të mirë.

“Po më vjen mirë se kjo nuk është diçka e keqe, është nëse kopjohet diçka e mirë. Kam kërkuar përmes kësaj letre më shumë sinqeritet, vërtetësi, saktësi, besim. Andaj mendova që të bëj diçka më shumë dashuri dhe saktësi konsumatorëve duke iu referuar atyre me bukurshkrim. Ai ishte shkrimi i imi, e kam bërë atë në emër të gjithë stafit të Ujësjellësit.”, ka thënë ajo.

Mjeku ka treguar edhe se si çdo herë është lavdëruar në shkollë për bukurshkrimin që kishte dhe se mësuesja e saj çdo herë merrte fletoren e saj dhe e dërgonte në shkolla të tjera për shembull./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.