Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bulliqi për vdekjen e Hilmi Ukës: Ka dhënë një kontribut të çmuar në arsim

Gazeta10
22 December 2024 - 21:45

Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle.

Ai tha se i ndjeri ka dhënë një kontribut të çmuar në arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj, duke lënë pas vetës një trashëgimi të pasur.

“Hilmiun do ta kujtojmë gjithmonë me respekt për punën dhe përkushtimin e tij në edukimin e shumë brezave”, shkroi Bulliqi në Facebook.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjes Uka, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerin!”, shtoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.