Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Bundesliga rikthehet këtë javë me xhiron e 27-të

Gazeta10
07 April 2023 - 11:27

Elita e futbollit gjerman rikthehet edhe këtë javë me xhiron e 27-të, pjesë e së cilës janë disa ndeshje derbi.

Bayern Munich këtë javë udhëton për te skuadra e Freiburg, me takimin që luhet të shtunën me fillim nga ora 15:30. “Bavarezët” luajnë për herë të dytë nën urdhërat e

Thomas Tuchel sa i përket Bundesligas, me ndeshjen e parë kur mposhtën Dortmundin me rezultat 4-2.

Meqë ra fjala te Dortmundi, ata këtë javë presin si vendas skuadrën simpatike, Union Berlinin, me sfidën që luhet të shtunën me fillim nga ora 15:30.

Ndeshje tjetër interesante do të luhet edhe në “BayArena”, ku të besuarit e Xabi Alonso, Leverkusen janë nikoqir të Eintracht Frankfurtit. Kjo sfidë luhet të shtunën nga ora 15:30.

Ndërkohë, Leipzigu udhëton për në kryeqytet, ku do të luajë si mysafir i Hertha Berlin, me takimin që luhet nga ora 18:30 ditën e shtunë.

Tabelës në Bundesliga i prin skuadra e Bayern Munich me 55 pikë, e ndjekur nga pas prej Dortmundit në vendin e dytë me 53 pikë. Top 4-shen e mbyllin skuadrat e Union

Berlin e Freiburg, ndërsa Leipzig pozicionohet e 5-ta në tabelë.

Ndeshjet tjera që e plotësojnë këtë xhiro janë: Augsburg – Koln, Mainz – Werder Bremen, Monchengladbach – Wolfsburg, Bochum – Stuttgart dhe Hoffenheim – Schalke.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.