Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Bunjaku e konfirmon: Ilir Daja do të mbetet në krye të Ballkanit

Gazeta10
19 May 2024 - 23:11

Emisioni “Kampionët” vjen edhe këtë të diel, me një super panel, që përfshin Bekim Isufin, Tahir Lushtakun, Omer Bunjakun, Alban Hysenin e Avni Haxhiun.

Drejtori sportiv i Ballkanit, Ommer Bunjaku konfirmon qëndrimin e Ilir Dajës në krye të Ballkanit.

“Kjo nuk do të diskutohet, Ilir Daja do të mbetet në krye të skuadrës së Ballkanit deri në përfundim të kontratës së re, e nëshkruar disa javë më parë” – tha ai.

Ilir Daja është shpallur tri herë kampion i Superligës në Kosovë, një herë ka fituar edhe Superkupën e Kosovës, derisa edhe dy herë është kualifikuar në grupet e Ligës së Konferencës.

Ilir Daja do të ketë mundësi të fitojë edhe trofeun e Kupës së Kosovës më 22 maj ndaj Prishtinës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.