
Edicioni i mediumit Kanal10 po vazhdon të transmetoj materiale të ndryshme në nder të zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
Agnesa Jashari, e cila një pjesë të studimeve i ka kaluar atje tregoi eksperiencën e saj duke e cilësuar si eksperiencë të veçantë.
“Unë kam qenë në SHBA përmes një programi i cili financohet prej Departamentit të Shtetit Amerikan. Ndryshe prej kolegëve ky program është program shkëmbimi i cili bëhet për studentët e nivelit bachelor. Theksi i krejt këtij programi është që studentë nga e gjithë bota të vijnë në Amerikë dhe t’a shijojnë kulturën amerikane”, deklaroi ajo.
“Unë kam qenë në fillim të vitit 2019-të, kam qenë shumë afër Ëashington DC-së. Kam qenë në një universitet që për mua është dukur shumë i madh në krahasim me nivelin e universiteteve që ne i shohim në Kosovë. Por sa i përket standarteve të Amerikës ka qenë një universitet i vogël katolik. Për mua ka qenë një eksperiencë shumë e veçantë, prej së cilës kam mbërri me mësu shumë në aspektin kulturor i cili ka qenë fokusi kryesor i këtij programi”, shtoi tutje ajo.