
Institucionet e vendit kanë planifikuar të shpenzojnë brenda një viti plot 1 milion e 671 mijë euro për furnizim me mish të gjedhit dhe të pulës dhe produkteve tjera të mishit.
Agjencia Qendrore e Prokurimit ka udhëhequr procedurën e prokurimit për këtë tenderë i cili është ndarë në dy lote, raporton Gazeta10.
Në lotin e parë është paraparë furnizimi me mish gjedhi dhe produkte të tij, ndërkaq kompania fituese që do kryejë këtë shërbim është planifikuar që të arkëtojë 1 milion e 302 mijë e 750 euro, raporton Gazeta10.

Ndërkaq në lotin e dytë është paraparë furnizimi me mish pule dhe produktet e tij, dhe kontrata për këtë shërbim peshon 368 mijë e 300 euro.

Që të dy kontratat për furnizim me mish në total kapin shifrën prej 1 milion e 671 mijë eurove, raporton Gazeta10.
Që të dy kontratat për këtë furnizim hynë në fuqi nga data 15 dhjetor i këtij viti me kohëzgjatje 1 vjeçare.
Furnizimi me mish është paraparë të bëhet për 39 institucione, në mesin e tyre shumë komuna, institucione shëndetësore, etj.
Më poshtë mund ta gjeni listën e plotë të institucioneve që do të furnizohen me mish dhe produkte të mishit. /GAZETA10/

