Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Buzhala: Elektorati i Aleancës është i koncentruar në baza lokale si Deçan, Gjakovë, Rahovec e Pejë

Gazeta10
04 Korrik 2024 - 21:04

Gazetari Viktor Buzhala në emisionin Politiko të Kanal 10, tha se parti AAK tash e 24 vite ka pasur thuajse të njejtën përqindje të zgjedhjeve.

Tutje, ai përmendi edhe ndryshimin e bërë së fundi nga kjo parti, të përcjellur me një kritikë.

“Aleanca e ka të njejtin lider prej themelimit të saj e deri më sot, të njejtën ideologji nuk ka ndryshuar diçka. Është ndryshu shpia por nuk është ndryshuar i zoti i shpisë domethënë nuk ka ndonjë ndryshim esencial, dhe unë nuk pres që Aleanca ka me lëviz shumë as andej e as këndej por ka me qenë stabil. Elektorati i Aleancës është i koncetruar në baza lokale, është në Deçan, Gjakovë, Rahovec e Pejë”, tha Buzhala. /Gazeta10

https://m.youtube.com/watch?v=4uMVlWmvBgY

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.