
Analisti Kosovar Viktor Buzhala ka thënë se duhet të pranojë të jetë pjesë e Balkanit të Hapur.
Buzhala në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka thënë se qytetarët do të përfitonin nga Ballkani i Hapur.
Ai ka nuëmruar dia nga vështirësitë me të cilat ballafaqohen qytetarët si pasojë e procedurave byrokratike që hasin në vendet e rajonit.
“Ata që presin më së shumti në kufi janë kosovarët. Presin me nga 7-8 orë e nga 10 orë shumë shpesh. Nëse flasim për treg, atëherë qasjen në tregun ballkanik më të vështirësuarit e kanë kosovarët, nëse flasim për diploma për nivelin arsimorë, atëherë më së paku diplomat u njihen kosovarëve. Prandaj në aspektin pragmatik, tu e anashkaluar aspektin politik, duke i analizuar në aspektin pragmatik dhe sigurisht nëse përfitojnë qytetarët tonë, atëherë pse t’i refuzojmë ato”, ka thënë Buzhala. /GAZETA10/