
Analisti politik dhe njëherësh gazetari, Viktor Buzhala, ka pasur kritika për PSD-në, e cila është tërhequr dhe nuk ka kandiduar për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në debat me kryetarin e PSD-së, Buzhala ka thënë se opozita e vërtetë duhet të jetë ndryshe, teksa këta të fundit i ka quajtur si imitim i Vetëvendosjes së mëhershme.
“Opozita e vërtetë bëhet ndryshe, tu i kallëzu popullit që unë jam alternativa. Për secilin problem tu ia ofru alternativën e jo kritikën”, ka thënë Buzhala.
Buzhala ka thënë se Partia Socialdemokrate ka pasur hapësirë të mjaftueshme për të ofruar një platforme për zgjedhjet e shkurtit.
“Këta e kanë vendos me e lujt rolin e analistave dhe jo të ofrimit të një platforme, jo të një alternative”, ka thënë Buzhala. /Gazeta10/