Lajme

Bytyqi për rastin tragjik në Therandë: Viktima dyshohet se ra nga ballkoni, trupi i dërgohet në Insititutin e Mjekësisë Ligjore

Gazeta10
01 Tetor 2024 - 20:07

Zëdhënësi policor  i rajonit të Prizrenit Shaqir Bytyqi, për televizionin Kanal10 ka dhënë më shumë detaje rreth rastit tragjik që ndodhi sot në Therandë, raporton Gazeta10.

Sipas Bytyqit, viktima dyshohet se kishte rënë nga ballkoni i shtëpisë në lartësi prej 6 metrave, aty ku edhe gjeti vdekjen.

 

“Me datën 01.10.2024 , pak pas orës 11:00 policia ka marr njoftimin se në fshatin Krushic e epërme një femër rreth 35 vjeçarr ( D. K.) në rrethana të pa njohura për momentin ishte rrezuar nga shkallet dhe ishte pa ndjenja .
Viktima ështe dërguar emergjencë, në ora 11:50 policia është njoftuar se viktima kishte nderruar jetë ne Spitalin Rajonal të Prizrenit . Njesitet përgjegjëse policore kanë dal në vend ngjarje dhe janë marrur me rastin.
Ne lidhje me këtë rast, në koordinim me prokurorin kujdestar nga Departamenti për Krimeve të Rënda janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore.
Është bërë shiqimi i vendit të ngjarjes dhe dyshohet se viktima ka rënë nga ballkoni i shtëpisë në lartësi rreth 6 metra. Me urdhër të Prokurorit është inicuar rast “Hetim i vdekjes”, trupi i pa jetë i të ndjerës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në përgjigjjen zyrtare. /Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.