Ballkani do të luajë nesër ndeshjen e rrethit të katërt të Ligës së Konferencës, ku do të përballet ndaj skuadrës turke, Sivasspor, raporton Gazeta10.
Trajneri i skuadrës turke, Riza Çalimbay, në një pronocim të shkurtër ka folur rreth kësaj ndeshje.
Çalimbay ka deklaruar se ekipi i tij do të tentojë të dalë me pikë nga stadiumi “Fadil Vokrri”.
“Kjo është një prej ndeshjeve më të mira për ta kaluar grupin. Të gjitha skuadrat kanë nga katër pikë. Asnjëri nga ekipet e grupit nuk ka avantazh. Duke e përfunduar këtë ndeshje me sukses, ndeshja me Slavian e Pragës, e cila do të jetë e fundit, mund të jetë finale për ne. Duhet të fitojmë kundër Clujit, ndeshje e cila luhet në vendin tonë, në mënyrë që ta kalojmë këtë grup. Mund të ketë lodhje në skuadrën tonë. Dy lojtarë janë të lënduar. Përveç kësaj, nuk kemi probleme tjera. Synimi jonë është që të largohemi nga Kosova me një pikë apo me pikët e plota”, ka thënë Çalimbay.
Ndeshja ndërmjet Ballkani dhe Sivassporit luhet të enjten më fillim nga ora 21:00. /Gazeta10/