Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Canaj: Qysh në fillim u pa se nuk shkonte diçka me Gjykatën Speciale

Gazeta10
26 November 2024 - 19:23

Në letrën e dërguar në adresën e gjyqtarëve të Gjykatës Speciale në Hagë, në rastin e krerëve të UÇK-së u kërkua nga gjyqtarët e rastit të mos ia mbajnë anën Prokurorisë, por të jenë të paanshëm në zbardhjen e së vërtetës.

Kjo, pasi sipas ish- diplomatit, Blerim Canaj që nga fillimi dihej se diçka nuk ishte në rregull, raporton Gazeta10.

“Unë nuk vi nga fusha e drejtësisë, mirëpo si qytetar i Republikës së Kosovës, e dimë të gjithë se që në fillim të procesit është parë se diçka nuk është në rregull. Përshembull e dimë të gjithë se fillimi ka qenë me atë gënjeshtrën e madhe të trafikimit të organeve”, tha Vanaj.

“Që në start është parë që diçka këtu nuk është ka shkon si duhet, pikërisht ajo që bëri bujë më së shumti nuk është fare në proces e që i bie, nëse një gjykatë është ndërtuar mbi atë bazë atëherë do duhej edhe të mos ekzistonte”, shtoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.