Gazetari i DW, Bahri Cani në një linjë direkte në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun, ka theksuar se Gjermania nuk e ka pritur mirë ardhjen në pushtet të presidentit, Donald Trump.
Sipas Canit, përvojat e Gjermanisë dhe në mandatin e parë të Trumpit nuk kanë qenë të mira.
“Përvojat e Gjermanisë edhe nga mandati i parë i tij nuk kanë qenë aq të mira. Gjermania më shumë e ka mbështetur Harris, por ka ndodhur e kundërta”, ka thënë Cani.
Ndryshe, Cani në “Politiko” me Kushtrim Sadikun, ka bërë të ditur se koalicioni qeverisës në Gjermani është prishur, teksa ka theksuar se ka pasur përçarje mes dy partive. /Gazeta10/