Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Carlo Ancelotti kërkon transferimin e nicolo zaniolos

Gazeta10
09 January 2023 - 14:16

Sulmuesi italian, Nicolo Zaniolo, mund të largohet nga Roma në përfundim të këtij sezoni.

Në drejtim të Zaniolos kishin ardhur disa oferta nga klubet tjera të Serie A, por garës për transferimin e tij i’u është bashkuar edhe kampioni në fuqi i Evropës, Real Madridi.

Trajner i kësaj skuadre, Carlo Ancelotti, e pëlqen shumë lojtarin dhe I ka kërkuar presidentit Florentino Perez transferimin e tij, transmeton Gazeta10.

Zaniolo është pjesë e Romës që nga viti 2018, dhe ka kontratë me ekipin nga kryeqyteti italian deri në vitin 2024.

Zaniolo shihej si njëri nga futbollistët me premtues italian, por gjatë viteve të fundit ka pasur disa lëndime të rënda, të cilat kanë ndikuar në formën e tij.

Këtë edicion, 24-vjeçari ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar tre asistime në 16 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat.

Zaniolo shihet te Reali si pauses i Eden Hazard dhe Marco Asensios, të cilët me shumë gjasë do të largohen nga klubi madrilien në fund të këtij edicioni.

Përveç Zaniolos, si objektiv i Real Madridit për merkaton e verës është edhe Jude Bellingham. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.