
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri e ka cilësuar si një rrahje mes vëllezërve dhunën e përdorur në Kuvendin e Kosovës javën e kaluar mes pushtetit dhe opozitës.
Ai ka thënë në “Vera10” se në mungesë të punës janë ‘’çartur’’ burrat dhe kanë sulmuar njëri-tjetrin, shkruan Gazeta10.
“Vëllai i madh e ka rreh të voglin. Unë jam dëshpëruar vet me skenën, edhe fakti se si është manifestu. Ku merr guxim një i emëruar me i sjell një të përzgjedhur. Mungesë totale e punës, qartën burrat e merren me njëri tjetrin. Ne jemi ndryshe, ne jemi opsion, LDK është tjetër, ne as me një dhomë s’mundem me nejt me shkepje grushtave.”, tha ai./ Gazeta10