Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Casemiro e ka prioritet qëndrimin në Evropë

Gazeta10
25 February 2026 - 17:00

Casemiro në fund të sezonit do të largohet nga Manchester United, por jo edhe nga futbolli evropian.

 

Javë më parë mesfushori Brazilian njoftoi largimin nga “Djajtë e Kuq”, atëherë kur i përfundon edhe kontrata.

 

Casemiro ishte i lidhur me një kalim në MLS dhe Arabi, por duket se një largim nga Evropa nuk do të ndodhë.

 

Sipas raportimeve të fundit, e ardhmja e tij mund të jetë në Serie A, ku disa skuadra kanë shprehur interesim për të.

 

34-vjeçari këtë edicion në Premierligë ka zhvilluar 25 paraqitje, prej të cilave ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar dy asistime.

 

Ai iu bashkua Unitedit në vitin 2022 nga Real Madridi për shumën e 70 milionë eurove.

 

Casemiro gjatë karrierës së tij ka fituar pesë herë Ligën e Kampionëve, ndërsa me Manchesterin ka fituar FA Cup.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.