Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Casemiro mund të jetë ‘viktima’ e parë e revolucionit te Manchester United

Gazeta10
25 November 2023 - 9:27

Mesfushori brazilian, Casemiro mund të jetë në mesin e “viktimave” te Manchester United që në janar.

Sipas raportimeve të medieve britanike, ish-mesfushori i Real Madridit do të jetë “viktimë” e revolucionit që “Djajtë e Kuq” po përgatitin për vitin 2024.

Megjithatë, 31-vjeçari nuk mendon kurrsesi ta mbyllë me futbollin, pasi për të janë “ndezur sirenat” nga Arabia Saudite.

Mesfushori brazilian mund të vendosë të largohet nga futbolli evropian që në afatin e dimrit, raporton telegrafi

Deri më tani këtë sezon, Casemiro numëron 12 paraqitje, 4 gola dhe 1 asistim me ekipin e Ten Hag.

Man Utd aktualisht renditet në vend të gjashtë të Ligës Premier me 21 pikë në 12 ndeshje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.