Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Centrali bërthamor në Ukrainë, liderët botërorë bëjnë thirrje për përmbajtje

Gazeta10
21 August 2022 - 23:11

Udhëheqësit e Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara bënë thirrje të dielën për vetëpërmbajtje rreth centralit bërthamor të Zaporizhzhias në Ukrainës që është nën kontrollin e Moskës dhe premtuan se do të vazhdojnë të mbështesin Kievin.

Në një bisedë telefonike, katër udhëheqësit bënë gjithashtu thirrje që inspektorët e pavarur të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, të vizitojnë sa më parë objektin bërthamor, tha zëdhënësi i kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Tensionet rreth centralit të energjisë bërthamore të kontrolluar nga Rusia, kanë shkaktuar alarm për mundësinë e një katastrofe më të rëndë se Çernobili. Të dyja palët fajësojnë njëra-tjetrën për sulme përreth dhe ndaj centralit.

Të premten, presidenca franceze tha se presidenti rus Vladimir Putin ka rënë dakord që inspektorët e IAEA-së të inspektojnë objektin.

Gjatë bisedës të së dielës, kancelari Scholz, presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Boris Johnson “ranë gjithashtu dakord që mbështetja për Ukrainën në mbrojtjen kundër agresionit rus do të jetë e qëndrueshme”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.