Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘‘Çfarë dështimi’’, Bajrami: Prindërit ende s’i kanë marrë paratë për libra, çdo shtator katrahura e njëjtë me aplikime e pritje

Gazeta10
21 August 2026 - 21:35

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se prindërit ende nuk i kanë marrë mjetet për tekstet shkollore, edhe pse kanë mbetur më pak se dy javë deri në fillimin e vitit të ri shkollor.

Bajrami ka thënë se çdo shtator ‘’e kemi të njëjtën katrahurë’’, prej se ministria vendosi që t’ua qesë paratë prindërve në xhirollogari e të mos ua sigurojë librat nxënësve.

‘’ Prindërit kërkuan kthimin e sistemit të vjetër. Me ndërrimin e ministrit shpresuan se më në fund fëmijët do t’i gjenin librat në bankat e tyre me një shtator, edhepse ministri në dëtyrë e premtoj se do të merret me shqetësimet e tyre, një gjë e tillë nuk ndodhi’’, thuhet në postimin e Bajramit.

Postimi:

Sa orë mësimi kushton paaftësia e Ministrisë?

Kanë mbetur më pak se dy javë deri në fillimin e vitit të ri shkollor, ndërsa prindërit ende nuk i kanë marrë mjetet për tekstet shkollore. E sot, përveç që s’i kanë paratë, nuk e dinë as cilat libra duhet blerë.

Prej se Ministria vendosi që mos të ua sigurojë librat nxënësve, por t’ua qesë paratë prindërve në xhirollogari, çdo shtator e kemi të njëjtën katrahurë: aplikime, pritje për mjete, prindër që bredhin prej një librarie në tjetrën dhe fëmijë që e fillojnë mësimin pa i pasur të gjitha librat, e kjo zgjatë për dikë deri në fund të vitit shkollor.

Prindërit kërkuan kthimin e sistemit të vjetër. Me ndërrimin e ministrit shpresuan se më në fund fëmijët do t’i gjenin librat në bankat e tyre me një shtator, edhepse ministri në dëtyrë e premtoj se do të merret me shqetësimet e tyre, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Tash, pak ditë para fillimit të mësimit, prindërit jo vetëm që ende presin paratë, por Ministria u thotë të mos i blejnë librat e rekomanduar nga shkollat.

Çfarë dështimi.

Ky nuk është vetëm maltretim i prindërve. Kjo është humbje në mësimnxënie për fëmijët, është regres, siç e kemi parë është rezultat me i dobët nga viti në vit.

Pritjet për këtë Qeveri edhe nga prindërit janë minimale, ata s’po kërkojnë reformat e Finlandës as të Suedisë. A e dini çka po kërkojnë prindërit? Po kërkojnë që me një shtator, secili fëmijë të ulet në bankë me librat para vetes, gjë që ka ndodhë në Kosovë  me shumë se një dekadë.

Nëse ministeia nuk arrin me e siguru as këtë, problemi nuk është te librat, problemi është te qeverisja.

Tash e 6 vjet dështim pas dështimi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
21 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.