Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, ka vlerësuar qëndrueshmërinë e familjeve të personave të zhdukur, të cilat, pavarësisht dhimbjes dhe pritjes së gjatë, vazhdojnë të bashkëpunojnë me institucionet.
“Si komision qeveritar gjithmonë kemi vlerësu dhe kemi shprehë mirënjohje më të thellë për familjet dhe familjarët e personave të zhdukurëve, është e pa shpejgueshme se si përkundër kësaj dhimbje dhe përkundër këtij ankthit të pritjes këto familje gjejnë prapë mundësinë forcën dhe qëndresën për me i mbështet tutje punën e institucioneve dhe ne kemi qenë gjatë gjithë kohës në komunikim me ta”, tha ai./Gazeta10