Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Para hapjes së Lojërave Mesdhetare, Haxhiu falënderon presidentin italian dhe Melonin për ‘‘mikpritjen e ngrohtë’’

Gazeta10
21 August 2026 - 20:09

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në pritjen zyrtare të presidentit të Italisë, Sergio Mattarella, para ceremonisë së hapjes së Lojërave Mesdhetare.

Haxhiu ka falënderuar presidentin italian, si dhe, kryeministren italiane, Giorgia Meloni për ‘’pritjen e ngrohtë’’.

Postimi:

Ishte kënaqësi të merrja pjesë në pritjen zyrtare të Presidentit të Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, para ceremonisë së hapjes së Lojërave Mesdhetare.

Në Kështjellën Aragoneze, në një atmosferë që bashkoi përfaqësues të vendeve të Mesdheut, sporti ishte edhe një herë urë miqësie, afrimi dhe bashkëpunimi.

Faleminderit Presidentit Mattarella dhe Kryeministres Giorgia Meloni për mikpritjen e ngrohtë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.